Një turne i dhunshëm boksi në Rusi, ku luftëtarët përballen me njëri-tjetrin pa doreza dhe dyluftim përfundon vetëm kur kundërshtari të mos lëvizë nga toka, është bërë shumë i famshëm gjatë periudhës së pandemisë.
Turneu “Top Dog” nisi të shfaqej online nga disa parkingje në fillim të vitit 2020 pasi ishte i paligjshëm dhe tani është zhvendosur në arenën e sporteve në Moskë duke tërhequr mijëra shikues e ndjekës.
Luftimet ndahen sipas gjinisë për gra dhe burra dhe përfshijnë 3 raunde mga dy minuta. Ringu është i rrethuar nga pirgje kashte dhe shpesh mbulohet me gjak.
Organizatorët hedhin poshtë kritikat se mos mbajtja e dorezave në këto dyluftime është shumë e rrezikshme për pjesëmarrësit. (A2 Televizion)