Tjetër rrëzim i frikshëm për Márquez, aty ku një vit më parë theu krahun

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 13:53 | Sporte të tjera

Nga Jerez në Jerez, pista ku një vit më parë, Marc Márquez aksidentohej me pasojë një frakturë në krah, spanjolli është i pafat pasi u rrëzua sërish, por këtë herë fatmirësisht pa pasoja.

Në përgatitjet për garën e tij të dytë që pas rikthimit, gjashtë herë kampioni i botës po zhvillonte sesionin e fundit të provave të lira, në momentin që humbi kontrollin dhe doli nga pista, me motorin që u shkatërrua.

Në pamje të parë, aksidenti u duk i frikshëm, por Marquez arriti të ngrihej menjëherë dhe gëzon shëndet të plotë për garën e kësaj të diele. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos