Dy arinj të murrmë që përleshen me njëri-tjetrin, një grup bizonësh që çajnë rrugën mes borës së dendur, shtigje malore, kanione e ujëvara mahnitëse, janë mes 20 fotografive të zgjedhura si finaliste në kompeticionin e fotografive më të bukura nga parqet natyrore amerikane.
Ato ishin 20 fotografitë më të bukura të përzgjedhura nga më shumë se 3000 poza që garuan, për të sjellë një prej anëve më magjepsëse të Shteteve të Bashkuara. Pamje të rralla, larg qendrave urbane e të mbipopulluara, ku natyra ende mbizotëron dhe dikton kushtet e veta. (A2 Televizion)