Franca në zgjedhje, Macron kërkon dhe parlamentin

Nga A2 CNN
19 Qershor 2022, 11:22 | Bota
Franca në zgjedhje, Macron kërkon dhe parlamentin

Francezët i janë drejtuar kutive të votimit këtë të dielë, për të zgjedhur parlamentin e ri, zgjedhje këto që mund të privojnë presidentin Emmanuel Macron nga shumica absolute që i nevojitet për të qeverisur me dorë të lirë.

Votimi nisi në orën 08:00 të mëngjesit, me rezultatet paraprake që priten pas orën 20:00 në një votim që mund të ndryshojë fytyrën e politikës franceze.

Anketuesit parashikojnë se kampi i Macron do të fitojë numrin më të madh të vendeve të parlamentit, por shtojnë se në asnjë mënyrë nuk është e garantuar të arrijë pragun e 289 deputetëve, të nevojshëm për një shumicë absolute.

Sondazhet e opinionit shohin gjithashtu se e djathta ekstreme ka gjasa të shënojë suksesin e saj më të madh parlamentar në dekada, ndërsa një aleancë e gjerë e majtë-gjelbër mund të bëhet grupi më i madh i opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos