Përrallat janë të bukura kur tregohen për herë të parë, më pas atyre u humbet magjia. Magjia e kuqezinjve ka mbaruar në 2016, kur pati mundësinë për të shkuar në nivelin më të lartë kontinental, ndërsa tani çapiten për të formësuar një skuadër.
Berisha 5.5 – Pa asnjë përgjegjësi te golat, ndërkohë që tregoi vendosmëri dhe siguri në të gjitha rastet që u vendos në provë, të cilat i neutralizoi me kujdes Dermaku 5 – Nuk ka qenë në lartësinë e duhur, aq më shumë në rreshtimin kur skuadra është në fazë mbrojtëse. Mos koordinimi bëri që skuadra të merrte dy gola shumë të lehtë Veseli 5.5 – Lojtar me shumë grintë, merrte pjesë aktivisht në lojën sulmuese, por që dukej e paplotë përballë një kundërshtari superior Gjimshiti 5 – Hasi shumë vështirësi në mbrojtjen një kundër një dhe nuk kishte vendosmërinë e duhur për të ndihmuar skuadrën në lojën sulmuese Hysaj 5 – Kapiteni u mundua që të ndihmonte skuadrën, vrapo shumë, ndihmoi skuadrën në fazën sulmuese, por pa saktësinë e duhur Lenjani 4.5 – Apatik dhe pa fuqi. Nuk kishte ritmin që kërkonte kundërshtari, ashtu sikundër nuk ndihmoi mjaftueshëm skuadrën as në fazën mbrojtëse Qose 4.5 - Vetëm një prekje topi në 45 minuta nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar prezencën. Eksperimenti i trajnerit ndoshta nuk u bë në momentin e duhur Gjasula 5 – Nuk ishte në lartësinë e duhur. Nuk kishte shumë shkëlqim në lojën e tij, por nuk kishte as grintë, e kushtëzuar kjo edhe nga kartoni I verdhë që mori që fillimin e lojës Bare 5.5 - Një futbollist që kombëtarja tani e ka fituar tanimë. Shumë voluminoz, me grintë dhe bashkëpunues. I duhet më shumë mbështetje Manaj 4.5 – Një ndeshje tjetër që nuk e shpëton dot. Shumë individualizëm dhe pak qartësi në veprime. Vetëm një tentativë drejt portës nuk mjafton Balaj 4.5 – Fiziku i tij dukej shumë i vogël përballë gjigandëve të mbrojtjes franceze. Pak prekje topi dhe ato shumë larg zonës së portës. Roshi 5- Pritej një shpërthim i madh prej tij pas aktivizimit të pjesën e dytë, por ato mbetën në tentativë, pasi u mbulua mirë nga francezët Trashi – Pa notë. Shumë pak minuta aktivizim Memushaj 6 – Aktivizimi I tij në pjesën e dytë I ndryshoi fytyrën skuadrës. Shumë I sigurt me topin dhe I qartë në atë që kërkonte
Dekorit të bukur të stadiumit nuk ju përgjigj loja e kuqezinjve, aq më shumë kur përballë është skuadra kampione e botës në fuqi. Trajneri që me Andorrën u justifikua për mos aktivizimin e të gjithë titullarëve, bëri një eksperimentim tjetër, duke I dhënë vendin e titullarit disa futbollistëve të rinj. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )