Një defekt sa i sikletshëm aq dhe qesharak, ndoshta i paparë në një stadium të tillë, ka ndodhur në Arenën Kombëtare pak minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Francë.
Pamjet tregojnë një defekt të sistemit të vaditjes së fushës, ku si pasojë një pjesë të tifozëve të ulur në radhët e para janë bërë qull.
Vërshimi i ujit ka vazhduar për disa sekonda, dhe patjetër që nuk ka qenë një mirëseardhje e mirë në këtë natë nëntori për tifozët që kanë paguar shtrenjtë biletën për eventin përurues. (A2 Televizion)