
Shqipëria ndalon të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Ky është njoftimi zyrtar i mbërritur nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Fluturimet për në Britani do të ndalen nga dita e sotme, në orën 23.59.
Britania po sheh një rritje të rasteve me koronavirus, ku llogariten 1395 për momentin, si dhe 10 të vdekur. (A2 Televizion)