Ndeshja e vlefshme për Ligue 1, Lyon-Marseille, është ndërprerë pas vetëm 4 minutash loje, pasi Dimitri Payet është goditur nga tifozët vendas me shishe uji.
Për fat të mirë, sulmuesi nuk pësoi dëmtime të rënda, ndërsa në momentet e para u krijua frikë pasi ai përfundoi i shtrirë në tokë. Megjithatë, pas ndërhyrjes së mjekëve, lojtari i Marseille u ngrit pa probleme.
Kapitenët e dy skuadrave u munduan të qetësojnë tifozët, ndërsa arbitri u detyrua të thërrasë në dhomat e zhveshjeve të dyja skuadrat.
Ky është episodi i shtatë i ngjashëm që ndodh në Ligue 1 që prej fillimit të këtij sezoni. (A2 Televizion)