
Pasi mposhti Kukësin, Skënderbeu ka arritur të ndalë edhe kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore, Teutën e Durrësit.
Ndeshja e zhvilluar në Kamëz u mbyll në barazim 2-2. Mensah shënoi për korçarët pas vetëm 20 minutash loje, ndërsa Lorenco Vila arriti të përmbysë rezultatin duke realizuar 2 herë, në minutën e 39, si dhe të 50-tën.
Kur u mendua se skuadra e Martinit u rikthye te fitorja, Bajrami prishi planet e durrsakëve, duke shënuar me kokë 9 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Me këtë barazim, Teuta shkon në kuotën e 13 pikëve, në vendin e katërt në renditje, ndërsa Skënderbeu ka tashmë 7 pikë, në vendin e parafundit në renditjen që mbyllet nga Kastrioti me 5 pikë. (A2 Televizion)