Angazhimi në frontin e luftës në Ukrainë nuk e ka penguar Rusinë që të praktikohet në gjuajtjen e raketave në Detin e Zi. Sipas një njoftimi të ministrisë së Mbrojtjes vendase, anijet ruse po praktikojnë gjuajtjen e raketave drejt objektivave sipërfaqësore.
Në sqarim bëhet me dije se flota e saj e Detit të Zi po bën prova për mbylljen e përkohshme të kufijve të transportit detar, në mënyrë që të lëshonte raketa praktike.
Aty shihet se ushtrimet detare përfshijnë "kapjen e një anijeje që thyen kufijtë".

Video e publikuar prej tyre tregon po ashtu raketa duke u lëshuar nga anija Ivanovets.
Provat vijnë vetëm dy ditë pasi Rusia tha se do të konsideronte goditjen e çdo anije që merrnin rrugën për në portet e Ukrainës si transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake pro-ukrainase.
Dhe që nga sot, Ukraina thotë se po miraton të kundërtën duke i trajtuar anijet që shkojnë në portet ruse si transportues të pajisjeve pro-ruse. (A2 Televizion)