Frikë për sulmuesin e Bayern, probleme kardiake, operohet në zemër Kingsley Coman

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 19:20 | Futboll
Frikë për sulmuesin e Bayern, probleme kardiake, operohet në

Nuk ka paqe për Kingsli Koman. Pas 3 dëmtimeve në të njëjtën kavilje brenda një viti, të cilat e bënë të mendojë dhe lamtumirën nga futbolli, sulmuesi i Bajernit të Mynihut do të ndalet sërish, këtë herë për një shqetësim shumë herë më të madh.

Futbollisti francez është operuar në zemër dhe lajmi u zbulua nga trajneri i Bayern, Julian Nagelsman. Kingsli ka patur aritmi, dhe për këtë arsye ju nënshtrua menjëherë ndërhyrjes.

“Vumë re një frymëmarrje jo të zakonshme dhe pas ekzaminimeve, mjekët morën vendimin për ta operuar”,  u shpreh trajneri i bavarezëve. Koman pritet të rikthehet në fushat e blerta, në mesin e muajit tetor.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos