Centuripe është një fshat në ishullin e Siçilisë në Itali për të cilin pak mund të kenë dëgjuar, por fotot e shkrepura së fundmi nga ajri do ta bëjnë atë me siguri të famshëm.
Pio Andrea Peri, 32 vjeç, vërejti formën e çuditshme që kishte kjo qytezë e vogël duke e parë nga Google Earth. Më pas, ai ngriti një dron dhe realizoi foto të jashtëzakonshme, me ndërtesat e Centuripe, të cilat kanë formë të ngjashme me një njeri me krah të hapura. (A2 Televizion)