
Daniele De Rossi do të lërë Romën pas plot 18 vitesh. Klubi kryeqytetas ka njoftuar se legjenda e tyre do të largohet në fundin e sezonit.
35-vjeçari, i cili kaloi “një jetë” në kryeqytet, ka mbajtur veshur fanellën verdhekuqe në më shumë se 450 ndeshje në Serinë A.
Ai u emërua kapiten i skuadrës pas tërheqjes së Tottit dhe pas dy javësh ndaj Parma-s, do të zbresë për herë të fundit në fushën e “Olimpico”-s.
Roma shpreson për një vend në Champions sezonin e ri, ndaj arritja e këtij objektivi do të ishte dhurata më e bukur që De Rossi do të linte për herë të fundit si futbollit i Romës. (A2 Televizion)