
Kuvendi i Shqipërisë është i pakënaqur me fondet që qeveria nëpërmjet buxhetit të 2027 i ka vënë në dispozicion për vitin e ardhshëm. Sipas llogarive të bëra nga vetë legjislativi, Parlamentit i duhen edhe rreth 461 milionë lekë shtesë me argumentin se projektligji i buxhetit nuk i mbulon plotësisht nevojat për programin administrativ ashtu edhe për atë legjislativ.
Shtesa e kërkuar ndahet në zëra, rreth 269 mln lekë për shpenzimet e administrative dhe165.5 mln për veprimtarinë legjislative, ku parashikohen shtesa për ekspertët e jashtëm, për shpenzimet e deputetëve.
Ndërsa përsa i përket programit administrativ, kërkohen më shumë para për karburant dhe për detyrimet e vendimeve gjyqësore. 60.000.000 lekë do të duhen për rikonstruksioni I sallës së seancave plenare. Gjithashtu Kuvendi ka vendosur në dispozicion 500.000 lekë për të blerë libra për deputetët në fushën e së drejtës dhe të politikave të BE. 8 mln lekë për inteligjencën artificiale në sistemin e gjurmimit legjislativ.
Kryetarit të Komisionit të posaçëm 2 për reformën territoriale i duhen 25 000 000 për 30 ekspertët, për pagesat e ambienteve jashtë kuvendit për seanca dëgjimore si dhe për udhëtime. Amendamentet do të kërkohen në komisionet parlamentare për të parë nëse do të kenë mbështetjen e shumicës. (A2 Televizion)