Flet rrjedhshëm gjuhën ruse, Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Kosovë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 15:16 | Politikë

Flet rrjedhshëm gjuhën ruse, Trump nominon ambasadorin e ri të

Presidenti amerikan, Donald Trump, nominoi Mikhail Bogachek si ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke ia dërguar emrin Senatit amerikan për konfirmim. Nominimi i tij u bë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, më 10 nëntor.

Ambasada amerikane në Prishtinë aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pasi ambasadori paraprak, Jeff Hovenier, përfundoi mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024.

Michael Bogachek aktualisht mban pozitën e drejtorit ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane, ku mbikëqyr operacionet administrative, financat, prokurimin, burimet njerëzore dhe teknologjinë informative.

Ndërkohë sipas një biografie të publikuar në faqen e organizatës ai flet rrjedhshëm gjuhën ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos