Fundviti i vështirë, familja që nuk përjeton gëzimin e dhuratave për Vitin e Ri

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 12:18 | Sociale
Fundviti i vështirë, familja që nuk përjeton gëzimin e

Festa pa ngjyra dhe drita për fëmijët në nevojë dhe familjet e tyre. Tryeza e bollshme dhe dhuratat poshtë pemës janë një realitet i largët aty ku, prej skamjes, nuk plotësohen as nevojat kryesore për ushqim dhe veshmbathje. 

I tillë vjen ky fundvit edhe për familjen e Saimir Kananit, i cili me bashkëshorten e katër fëmijët sigurojnë nga shitja e kanaçeve 500-600 lekë në ditë. Ata paguajnë qira, ujë dhe drita dhe thonë se nuk përfitojnë nga asnjë skemë mbështetëse e Bashkisë së Vlorës. 

Dy të vegjlit e familjes, Kleo dhe Ola, 8 dhe 3 vjeç, druhen të artikulojnë dëshirat, por mes syve që shkëlqejnë thonë shumë. 

Mes kërkesave të mëdha e mundësive të pakta, e ëma, Mirgeta, thotë se fëmijët i kalojnë mbrëmjet mes lotëve, duke parë një realitet ndryshe tek familjet pranë. Këtë fundvit kërkon më shumë shpresë dhe mbështetje nga bashkia e qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos