Ora policore mbyll besimtarët, Krishtlindje e heshtur në Korçë dhe rrethe

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 14:28 | Sociale
Ora policore mbyll besimtarët, Krishtlindje e heshtur në

Si asnjëherë më parë, Krishtlindja në Korçë kaloi në qetësi totale. Rrugët dhe sheshet ishin të boshatisura.

Ndryshe nga herët e tjera, kur mbrëmja e 24 dhjetorit i gjente rrugët e qytetit plot me njerëz që uronin lindjen e Jezu Krishtit, këtë vit, në rrugët e qytetit të serenatave shikoheshin vetëm mjetet e policisë, që kontrollonin respektimin e ndalimqarkullimit për shkak të pandemisë Covid-19.

Të heshtura kanë qenë edhe lokalet që në Krishtlindjet e mëparshme nuk arrinin dot t’u shërbenin klientëve.

E njëjta situatë ka qenë edhe në qytetet e tjera të vendit. Rrugë të boshatisura, ku shikoheshin vetëm uniformat blu. Pas 30 vitesh demokraci, kjo është hera e parë që Krishtlindja festohet nga shqiptarët vetëm me rrethin e ngushtë familjar, njësoj si në kohën e regjimit komunist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos