
Në kohë të vështira si këto që po kalojmë, edhe dita e Krishtlindjeve nuk mund të ishte normale.
Në Juban të Shkodrës, familja e Paulin dhe e Regjina Ndrekës, e kanë derën dhe zemrën hapur siç do vit, por janë të paktë miqtë që i vizitojnë.
Pengu i regjinës si nënë është që ketë vit nuk i ka fëmijët pranë, për shkak të bllokimit të lëvizjes mes shteteve.
Me urimin që kjo situatë pandemie të kalojë sa më shpejtë dhe njerëzit të gëzojnë shëndet, Paulini dhe Regjina, iu gëzohen tryezës së vogël të kësaj Krishtlindjeje. (A2 Televizion)