
Afati për dorëzimin e bilanceve të bizneseve për vitin e shkuar do të shtyhet me të paktën një javë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndaj rreth 20 mijë subjekteve që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare nuk do të aplikohet gjoba e parashikuar në vlerën e 60 mijë lekëve.
Ndërkohë, sipas pasojë e sulmit kibernetik, sipërmarrjet në vend nuk po arrijnë të marrin një sërë shërbimesh nga platforma E-Albania dhe Qendra Kombëtare e Biznesit, të tilla si shkarkimi i ekstrakteve, regjistrimi i një biznesi të ri apo vërtetimet e lejet.
Sipërmarrësit e huaj po e vuajnë gjithashtu rikthimin pjesor të shërbimeve të E-albania.
Sistemi i brendshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit aktualisht nuk paraqet probleme, por për shkak të tentativës për sulm kibernetik që ndodhi të dielën e 17 korrikut, të gjitha platformat qeveritare, duke përfshirë edhe e-Albania janë në proces back-up deri në momentin e skanimit të plotë, për t’u rikthyer funksionalitetit online. (A2 Televizion)