
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Europiane (BQE) do të ndikojë edhe ekonominë shqiptare.
Ekspertja e ekonomisë, Brunilda Isai, shprehet për A2 CNN: “Ekzistenca e madhe e stokut të euros në vendin tonë, e bën Shqipërinë vend që do të ndikohet nga ky vendim. Kredimarrësit në euro do të shohin rritje të kostos së kredive, kështu që duhet të jenë të përgatitur”.
Nga kahu tjetër, një tjetër kategori do të dalë e përfituar nga rritja e vlerës së euros: “Investitorët mund të shtojnë të ardhurat”.
Vendimmarrja e Bankës Qendrore Europiane pritet të pasohet edhe nga institucioni që harton politikën monetare vendase, thonë ekspertët.
Me gjithë rritjen e normave të interesit, euro u zhvlerësua sërish ndaj lekut të premten duke u këmbyer me 116.85 lekë, ndër nivelet më të ulëta historike. (A2 Televizion)