All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Furgoni përplaset me shtyllën e tensionit, lë pa energji një zonë të tërë të veriut

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 20:29 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Një aksident i pazakontë ka lënë pa energji një zonë të tërë të vendit tonë, pikërisht në Zadrimë.

 Sipas autoriteteve, një furgon është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, duke e dëmtuar plotësisht. Shtylla e dëmtuar është pjesë e fiderit nr.12, që lidh segmentin Balldre - Torrovicë dhe lidhet me nënstacionin e Lezhës. Dëmtimi i saj, sipas  OSSHEE, ka lënë pa energji elektrike veçanërisht  zonën e Dajçit.

All - Paragraf - 3

Ekipet e OSSH Shkodër dhe asaj në Lezhë po marrin masa për rivendosjen e rrjetit në punë.

Dinamika e aksidentit nuk është e qartë, por banorët ankohen se nuk është hera e parë që penalizohen për ngjarje të tilla, duke sjellë shqetësim të vazhdueshme për abonentët. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos