Furra i djeg të gjithë shtëpinë, vetëm byrekun jo

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 22:34 | Lifestyle

Shtëpia e një çifti kroat është shkrumbuar nga zjarri që u shkaktua nga një defet elektrik në furrë, por, byreku që ishte në këtë furrë, çuditërisht nuk u dogj.

“Kisha vënë byrekun me kungull për t’u pjekur. Nuk e gjeti gjë, vetëm se u poq pak më shumë”, tha Nada Vidović, zonja e shtëpisë.

“Zjarri filloi papritur. Ne kishim frikë nga një shpërthim dhe u larguam me shpejtësi nga shtëpia, duke mos marrë asgjë me vete”, shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos