
Ekipi përfaqësues vijon përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit, atë ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë. Mëngjesin e kësaj të marte, kombëtarja kuqezi së bashku me stafin drejtues iu nënshtruan testimeve për Covid-19.
Tamponët u kryen edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit si dhe nga disa drejtues klubesh shqiptare që do të udhëtojnë bashkë me skuadrën në Bjellorusi.
Sa i përket gjendjes së skuadrës, Emir Lenjani dhe Florian Kamberi nuk kanë mundur t’i bashkohen ekipit për shkak të masave të shtetit zviceran lidhur me pandeminë.
Në seancën e fundit stërvitore, Hysen Memolla u stërvit i diferencuar për shkak të një lëndimi ndërkohë që veç grupit u shfaqën edhe Gjimshiti dhe Roshi për shkak të ngarkesës së marrë së fundi në klubet ku aktivizohen. (A2 Televizion)