Futbollistët, me maska dhe doreza në fushë

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 15:45 | Aktualitet
Futbollistët, me maska dhe doreza në fushë

Koronavirusi ka pushtuar botën dhe jeta ka ndalur në pjesën më të madhe të shteteve, të cilët kanë pezulluar thuajse të gjitha aktivitetet sportive.

Megjithatë, edhe pse Covid-19 ka mbërritur deri në Nigaragua, drejtuesit e Federatës së këtij shteti, kanë vendosur që futbolli të vijojë të luhet.

“Kam pak raste personash të infektuar, por qeveria pretendon se i ka marrë të gjitha masat për të luajtur, por në futboll është e pamundur të qëndrosh larg kundërshtarit”, është shprehur një nga futbollistët për “Mundo Deportivo”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos