
Një rezultat historik për futsalin shqiptar. Kombëtarja kuqezi u kualifikua për në Elite Round pas fitores së bujshme 4-1 kundër Bullgarisë në Varna.
Shqipëria kualifikohet pas fitores së sotme dhe triumfit ndaj San Marinos, ndërkohë që befasoi humbja ndaj Andorrës 0-1.
Kuqezinjtë janë renditur të parët në grupin D me 6 pikë dhe vazhdojnë ecurinë drejt Kampionatit Europian. (A2 Televizion)