Sofia Kenin triumfon në Australian Open

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 12:22 | Sporte të tjera
Sofia Kenin triumfon në Australian Open

Sofia Kenin fitoi turneun Australian Open, duke shënuar suksesin e saj të parë në karrierë në një “Grand Slam”.

Tenistja amerikane mposhti në finalen e madhe spanjollen Garbine Muguruza me rezultatin 6-4, 2-6 dhe 2-6.

Seti i parë foli për spanjollen, e cila tregoi një lojë brilante. Por, në dy setet e tjera Kenin rriti nivelin e lojës së saj, ndërkohë që Muguruza shkaktoi shumë faulla të dyfishtë në shërbim (8) duke ia bërë më të lehte punën amerikanes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos