Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, ambasadorja Urszula Gacek e quan shqetësues keqpërdorimin e burimeve të administratës për zgjedhjet e qëndrimin jo të qartë ndaj kufirit mes partisë e shtetit. Sipas saj, ky është një shqetësim më i madh se shitblerja e votës. Në një intervistë për Deutche Welle, ajo tha se inspektimet gjatë fushatës me maskat me logo partie nuk janë të lejueshme, dhe misioni po i analizon. (A2 Televizion)
Gacek: Vëmendje ndaj çdo ankimimi apo rinumërimi
