
Presidenti amerikan Donald Trump bëri një gafë të sikletshme gjatë fjalimit të tij në Ditën e Pavarësisë, duke lavdëruar ushtrinë revolucionare që sipas tij “kapi të gjithë aeroportet e vendit”, edhe pse lufta ka ndodhur në vitet 1700.
“Ushtria jonë zotëroi ajrin, çau rrethimet, kapi aeroportet, bëri gjithçka që duhet të bënte dhe në betejën në “Fort McHenry”, mori fitoren”, tha Trump gjatë fjalimit të tij.
Në këtë fjali në fakt ka edhe një gabim tjetër historik, pasi beteja e “Fort McHenry” ka ndodhur në Luftën e vitit 1812, jo në Luftën për Pavarësi të vitit 1776.
Udhëtimet ajrore kanë nisur në Shtetet e Bashkuara në fillim të viteve 1900. Ishin vëllezërit Wright që fluturuan avionin e parë në vitin 1903. (A2 Televizion)