Putin në Itali, e presin Papa, Salvini dhe Berlusconi

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 15:26 | Bota

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe delegacioni i tij nisën vizitën zyrtare në Itali me një takim me Papa Françeskun në Vatikan. Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi liderët fetarë të Ukrainës biseduan me Atin e Shenjtë për situatën politike në vend.

Shefi i Kremlinit synon që të bindë Papa Françeskun të zhvillojë vizitën e parë në histori të një pape në Moskë. Gjatë ditës, Putin do të takojë dhe liderët politikë italianë. Masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës.

Me këtë udhëtim, Putin synon që të fuqizojë dhe marrëdhëniet ekonomike me vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Gjatë vizitës, Presidenti rus do të zhvillojë dhe një takim privat me Silvio Berlusconi-n dhe një darkë pune me zëvendëskryeministrat Matteo Salvini dhe Luigi di Maio. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos