Publikohen pamjet e shpërthimit të vullkanit në Itali

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 19:27 | Bota
Publikohen pamjet e shpërthimit të vullkanit në Itali

Janë publikuar pamjet e shpërthimit të vullkanit Stromboli në Itali. Pamjet janë kapur nga jahti “Gioia Solaris One 44”, ndërsa dëgjohet edhe një zë gruaje: “Oh, shiko... oh, Zoti im”.

Vullkani Stromboli shpërtheu të mërkurën, ndërsa humbi jetën edhe një ekskursionit 35-vjeçar. Paniku pushtoi banorët e zonës, shumë prej të cilëve kërkuan strehim në shtëpi, ndërsa të tjerë u hodhën në det nga frika e zjarreve.

https://www.youtube.com/watch?v=7iBGkDAQu0A

Kishte dhe nga ata që u rrëzuan siç ishte rasti i ekskursionistit nga Milazzo që humbi jetën. Sipas ekspertëve shpërthime kaq të fuqishme nga ky krater nuk janë parë ndonjëherë dhe nëse i shihje nga deti do të përngjanin me imazhet e ndonjë filmi artistik për katastrofat natyrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos