Gafa e Xhakës që ndëshkoi Arsenalin

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 16:56 | Futboll

Arsenal u ndal nga Burnley në barazim 1-1 pasditen e sotme. Një gabim i pafalshëm i Granit Xhakës i kushtoi londinezëve 3 pikët.

Londinezët morën epërsinë pas vetëm 6 minutash lojë, pas golit të Aubameyang.

Por, në minutën e 39, Xhaka gaboi pasimin në zonën e tij, duke përplasur topin te sulmuesi kundërshtar, i cili e dërgoi në rrjetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos