Gara e forcës, “Silk way rally” njeh kampionët

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 18:23 | Sporte të tjera
Gara e forcës, “Silk way rally” njeh kampionët

Pas më tepër se 5,000 kilometrave garë intensive dhe mes vështirësive që paraqisnin pylli siberian, natyra në Mongoli apo dunat gjigande të Shkretëtirës në Gobi, relly i Silk Way ka njohur tre kampionët e disiplinave të ndryshme.

Al-Attiyah me Toyota dominoi konkurrimin me makina, duke i fituar të dhjetë etapat. Një trofe më tepër për sheikun nga Katari, i cili ka edhe tre tituj kampionë në relly-n e Dakarit.

Për motorë triumfoi Sam Sanderland. Ky ishte suksesi i parë në karrierë i britanikut në garat relly, i cili e ngre në krye të klasifikimit botëror. Konkurrimi për kamionë u fitua nga Anton Shibalov, i cili e nisi garën si ndihmës pilot i shokut të skuadrës, por pas disa paraqitjeve të jashtëzakonshme, në fund arriti të ngrinte titullin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos