Gara e teknologjisë, ekipi shqiptar ''D3c0ders'', fiton me aplikacionin ''Gjejza''

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 15:05 | Teknologji
Gara e teknologjisë, ekipi shqiptar ''D3c0ders'', fiton

Ekipi shqiptar D3c0ders fitoi kupën e vendit të parë në Samitin “Technovation Girls World Pitch”. Dea, Arla dhe Jonada krijuan “GjejZa”, një aplikacion që ndihmon gratë të luftojnë dhunën me bazë gjinore. Këtë vit në Technovation Challenge morën pjesë mbi 7200 vajza nga e gjithë bota.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156590301965838

Nga Shqipëria arritën të hynin në garë 9 ekipe. Por, për herë të parë ekipi shqiptar ishte në finalen e madhe që u mbajt në San Francisco.

https://a2news.com/2019/08/14/gara-e-teknologjise-per-here-te-pare-shqiperia-ne-finale-kunder-dhunes-ndaj-grave/

"Urime ekipit Dekoder të Këndit Amerikan në Tiranë dhe udhëheqëses së tyre Matilda Vangjeli për fitoren e kupës së vendit të parë në Samitin Technovation Girls World Pitch. Ju lumtë vajza! Ju i bëtë shqiptarët krenarë dhe treguat me të vërtetë fuqinë e vajzave", uroi ambasada amerikane në Tiranë nën hashtagun #RiniaUdhëheq (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos