“I kemi të gjitha garancitë edhe sepse, po të shikoni listën, me vullnet dhe vendimmarrje të përbashkët të skuadrës, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili është edhe kapiteni politik i skuadrës sonë, është i treti. Kjo ka një arsye dhe jep një mesazh shumë të fortë sepse ne i kemi të gjitha komunikimet me njerëzit që na japin garancinë që ne i marrim 3 mandate”. Kështu u shpreh në Ditari në A2 Mirela Kumbaro, kandidate e Partisë Socialiste në Gjirokastër për zgjedhjet e 25 prillit. (A2 Televizion)
Gara në Gjirokastër, Kumbaro: I kemi votat e sigurta, kemi përballë lista humbëse
