Gara për kreun e PD, Basha dhe sfidanti takojnë së bashku strukturat në Elbasan

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 18:49 | Politikë
Gara për kreun e PD, Basha dhe sfidanti takojnë së bashku

Lulzim Basha dhe rivali i tij në garën për kreun e Partisë Demokratike, Gjergji Hani kanë zhvilluar një takim të përbashkët me strukturat e partisë në bashkinë e Elbasan.

Dy kandidatët janë bashkuar për herë të parë në një takim elektoral brenda partisë në kuadër të zgjedhjeve për drejtuesin e ri të PD dhe ende nuk është e qartë nëse ky format takimi do të vijojë deri në fund të fushatës.

Lulzim Basha dhe Gjergji Hani janë takuar para takimit me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer batuta në prani dhe të disa simpatizantëve, ndërkohë që nuk i janë përgjigjur pyetjes së gazetares së A2 CNN.

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike janë parashikuar për t’u mbajtur më 29 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos