Shërbim 5 vjet në Shqipëri, projektligji futet me procedurë të përshpejtuar, opozita kundër qeverisë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 15:41 | Politikë
Shërbim 5 vjet në Shqipëri, projektligji futet me procedurë

Të nesërmen e miratimit nga qeveria, mazhoranca në Parlament miratoi kalimin me procedurë të përshpejtuar të projekt ligjit që detyron studentët e mjekësisë të punojnë në Shqipëri 5 vite pas studimeve para se të pajisjen me diplomë dhe të largohen jashtë vendit.

Deputetët e opozitës kundërshtuan, si procedurën ashtu edhe vetë projektligjin duke e quajtur kurth e dinakëri.

“Gjëja e parë që ndodhë është shkelja e të drejtave të njeriut. Pa krijuar mundësinë për të marrë këto masa, jam e sigurt që studentët do të protestojnë. Por jo në këto forma absurde që të marrim këto masa. E shoh të nxituar këtë nismë që po e kaloni pa e diskutuar me studentët”.

Flutura Açka

“Ky ligj ka nevojë të diskutohet gjerësisht pasi ndryshon sistemi. Pasi ndryshon se si do i qasen studentët punës në të ardhmen”.

Jorida Tabaku

“Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar. I keni dërguar jashtë, pse ua ndaloni të tjerëve?”.

Albana Vokshi

Edhe pse deputetet prisnin nga ministrat përgjigje për shqetësimet e tyre, sqarime morën nga Taulant Balla, i cili shpjegoi se si do funksionojë marrëveshja me studentët.

“Që ta dini, se mos nuk e keni marrë vesh. Studentët e vitit të parë që regjistrohen, parpara regjistrimit bëjnë një marrëveshje me ministren e arsimit, shëndetësinë dhe UMSH për të punuar 5 vite pas studimeve. Dhe diploma tërhiqet pas përmbushjes së kësaj marrëveshje. Studentët aktual do të punojnë në Shqipëri, sipas viteve...”

Taulant Balla

Në këtë debat u përfshi dhe Sali Berisha, sipas të cilit vendimi dëmton studentët dhe shkatërron Fakultetin e Mjekësisë.

“I bëj thirrje studentëve të fakulteteve të tjera që t’u bashkohen studentëve të mjekësisë se kauza e tyre është e drejtë. Se ndëshkimi  që u bëhet atyre është një atavizëm e regjimit të etërve të tyre.  U bëj thirrje prindërve të mbështesin kauzën e drejtë të fëmijëve të tyre.”

Sali Berisha

Taulant Balla tha se ky vendim vjen si një përgjigje e situatës, ku mjekët largohen drejt Gjermanisë në vend t’i shërbejnë qytetarëve shqiptarë.

“Zotëria thotë do dal në protestë sepse dua që me paratë e taksapaguesve të prodhojmë mjekë për Gjermaninë. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë dhe të garantojmë interesin publik”.

Taulant Balla

Në oborrin e Kuvendit, A2 CNN pyeti Berishën, nëse do i bashkohet protestës së studentëve.

“Nuk ka rëndësi bashkimi i Sali Berishës, ka rëndësi bashkimi i gjimnazistëve, i qytetarëve. Sali Berisha është një mbështetës pakushte. Nisma e Qeverisë pritet që të miratohet në seancën e fundit plenare për këtë sesion, në 20 Korrik.” (A2 Televizion)

Sali Berisha
https://a2news.com/2023/07/06/nje-perfaqesi-e-studenteve-te-degjohet-ne-kuvend-berisha-thirrje-per-bashkimin-e-te-gjitheve-ne-proteste/

A2 CNN Livestream

Latest Videos