
Këshilli i Lartë i Prokurorisë çel sot garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Arta Marku, e cila mban aktualisht këtë sot pritet të garojë për një mandat të dytë.
Këshilli i lartë i Prokurorisë pritet të hapë garën duke përcaktuar kriteret me të cilat do të përzgjidhet Kryeprokurori, si dhe 10 anëtarët e Prokurorisë speciale të hetimit. Ndër emrat e tjerë që pritet të jenë në garë, janë edhe Olsian Çela, Adnad Xholi, Enrik Ligori, Besnik Muçi, Plarent Ndreca dhe Ervin Kondili. (A2 Televizion)