
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë depozituar sot dy aplikime për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj, dorëzoi në mesditë aplikimin për garën e hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve. Ndërsa pas saj, depozitoi kërkesën për pjesëmarrje në këtë garë dhe avokat Lulzim Alushaj.
Në këtë mënyrë, Memcja dhe Alushaj bëhen kandidatët zyrtarë të radhës për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm. Pak ditë më parë, dorëzoi kandidaturën edhe Olsian Çela.
Ndërsa 2 maji është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për të marrë pjesë në këtë garë. (A2 Televizion)