
Pas disa orësh marshimi në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë ndalur para godinës së Kryeministrisë, ku kanë vijuar protestën.
Të rinjtë kanë përshkuar disa akse të Tiranës, për t'u grumbulluar më pas te bulevardi "Dëshmorët e Kombit".
Protestuesit marshuan nga Ministria e Arsimit drejt “Zogut të Zi”, ku bllokuan qarkullimin duke djegur koshat me mbeturina.
Gjatë marshimit në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit hoqën edhe barrierat metalike të rrugës
(A2 Televizion)