Garancia sovrane 2, e cila do të garantonte kredi për likuiditet për biznesin, ende nuk është bërë aktive, pasi nuk është nënshkruar nga bankat. Kjo edhe pse kryeministri e ka lançuar atë si instrument në ndihmë të biznesit që në prill, ndërsa prej dy javësh ka dalë edhe vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave. Bizneset po marrin kredi aktualisht vetëm për pagat e punonjësve, në kuadër të garancisë sovrane 1, me vlerë 100 milionë dollarë. Burime nga sistemi bankar bëjnë të ditur se deri më tani janë pranuar 260 kërkesa për kredi dhe janë disbursuar vetëm 29 milionë eurosh. I ftuar në A2 Business ishte Mateo Spaho, ekspert ekonomie, i cili foli për këtë çështje. (A2 Televizion)
Garancia sovrane 2, ende jo aktive për bizneset
