Garat ilegale të makinave pushtojnë rrugët e Londrës

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 10:05 | Lifestyle

Dhjetëra garues “të paligjshëm” kanë shkaktuar kaos në Londrën qendrore pasi në orët e para të mëngjesit me makinat e tyre Maserati dhe Mercedes të modifikuar organizuan gara ilegale përgjatë rrugës Pall Mall.

Jeta për banorët në këtë lagje është bërë e padurueshme prej muajsh pasi 50 deri në 100 makina zbresin në Waterloo Place në Westminster çdo fundjavë, ku shoferët kryejnë manovra nga më të frikshme dhe tregojnë forcën e motorëve të tyre.

Pamjet e xhiruara nga kamerat e sigurisë tregojnë makina teksa djegin gomat përpara se të shpejtojnë përgjatë Pall Mall, vetëm një milje nga Pallati i Buckingham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos