Gati për foto? Peshkaqeni pozon “padashje” me sërfistin

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 12:52 | Lifestyle

Janë të zakonshme rastet kur një i afërm, objekte të padëshiruara, apo një sfond jo i bukur, “shkatërrojnë” momentin e fotos perfekte. Por të jesh duke bërë sërf dhe gjatë setit fotografik të pozojë bashkë me ty edhe një peshkaqen i bardhë, vetëm pak metra larg teje... nuk ndodh shpesh.

Pikërisht, ky “incident” unik i ka ndodhur sërfistit Tyler Warren, teksa ai ka qenë dukë bërë sërf në plazhin e San Onofre, në Kaliforni. Peshkaqeni gjigant ka kërcyer nga uji pas tij, duke i lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit.

Pasi u shpërnda në rrjete sociale, fotoja u bë menjëherë virale. Për fotografin Jordan Anast, kjo është një shkrepje “një në një milion”.

“Mendova se është një delfin i madh, por pasi e pashë më mirë, kuptova se kishim të bëjmë me një peshkaqen të bardhë. Është një shkrepje e papërsëritshme.”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos