Gati për zgjedhje? Salvini dorëzon në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2019, 12:35 | Bota
Gati për zgjedhje? Salvini dorëzon në Kuvend mocionin e

Duket se në Itali ka nisur tashmë fushata elektorale, nën moton “Të gjithë kundër të gjithëve”. Mateo Slavini, i cili kërkoi 2 ditë më parë zgjedhje të reja të parakohshme në vjeshtë, e ka gati mocionin e mosbesimit ndaj Kryeministrit Conte, madje e ka dorëzuar atë në Senat.

Mediat italiane e quajnë këtë situatë, luftë nervash pasi ish-mazhoranca qeverisëse e quan ministrin e Brendshëm tradhtar, duke e akuzuar drejtpërdrejtë se e ka përshpejtuar ai krizën me qëllim. Ndërsa i ka kërkuar ministrit Salvini që kërkesën për zgjedhje ta parakohshme ta paraqesë në parlament, Conte ka marrë kohë për të reflektuar.

Elisabetta Casellati, Presidentja e Senatit italian ka thirrur krerët e grupeve parlamentare të hënën, për të vendosur një datë për votimin emocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Contes, që me shumë gjasë do të realizohet në fillim shtatori.

Nga ana tjetër edhe PD kërkon të bëjë ndryshime, është gati të votojë edhe mocionin e mosbesimit ndaj Mateo Salvinit, të depozituar kohë më parë mbi dyshimet për financim rus.

Duke i konsideruar sulme të brendshme këto akuza, ministri i Brendshëm ngre dyshimet për një qeveri teknike, përbërë nga PD dhe lëvizja 5 Yjet.  “Një qeveri Renzi-Di Maio do të ishte e pabesueshme.Do të ishte një qeveri e papranueshme për demokracinë”, u shpreh Salvini.

Të pyetur nga mediat, Lëvizja 5 Yjet dhe demokratët kanë mohuar çdo aleancë secrete apo plane të nëndheshme. Ish-kryeministri Renzi ka replikuar me Salvinin përmes Facebook, ku i këshillon që tani në verë të heqë dorë nga “mohito” dhe të konsumojë më shumë kamomil.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos