
Alarm i kuq në Kinë, ndërsa tajfuni i fuqishëm Lekima i është drejtuar brigjeve lindore. Tajfuni akutalisht po mundon Tajvanin me erëra deri në 190 km në orë dhe pritet të prekë tokën në provincën kineze te Zhejiang të shtunën. Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë janë në gjendje gatishmërie, ndërsa mijëra vetë janë paralajmëruar të përgatiten për evakuime. Lekima u fuqizua në supertajfun mbrëmjen e së mërkurës por autoritetet tajvaneze e zhvlerësuan më vonë në tajfun të rregullt.
Parlajmërime për përmbytje janë lëshuar në zonat pranë pjesës lindore të lumit të Verdhë dhe Jangtse. Do të preket qarkullimi detar drejt Shangait dhe gjithashtu shërbimi i trenave nga Pekini drejt zonave lindore. (A2 Televizion)