Kanë kaluar vetëm 8 ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale dhe mbeten edhe gati 3 javë të tjera. Mediat, sipas ligjit të miratuar dhe të mbikëqyrur nga AMA, janë të detyruar të transmetojnë takimet e kandidatëve apo prezantimet e liderëve kryesorë me regji të përgatitur nga vetë partitë ose me materiale të gatshme. Por, gjithmonë ka patur një debat në këtë periudhë zgjedhore. A është lajm një takim elektoral? A duhet ta japim çdo fjalim politikanësh dhe për më shumë, për të patur një balancë duhet edhe të matet koha e secilës parti. Në një farë mënyre, kjo është një lehtësi shumë e madhe për mediat, por a është gazetari? Nëse sjellim një rast të freskët, për shembull vritet apo plagoset një politikan, apo kapet një furgon me ndihma i një subjekti... ky lajm, nëse jepet emri i subjektit, a përbën fushatë apo jo? Për këtë temë do të flasim me pedagogun e gazetarisë dhe analistin Lutfi Dervishi. (A2 Televizion)
Gazetaria në fushatë
