
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq - Delvinë, plagoset rëndë një person.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen” Touran, me drejtues shtetasin Maridon Dhuli 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fterrë të bashkisë Himarë, ka marrë zjarr në ecje.
Nga zjarri ka pësuar djegie të rënda drejtuesi i mjetit, të cilit i kanë ardhur fillimisht në ndihmë kalimtarë të rastit, madje njeri prej tyre një qytetar nga Saranda, i cili vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37 vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet, njëherazi njoftoi spitalin dhe sherbimet e qarkullimit rrugor.
Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 37-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. (A2 Televizion)