Protestuesit i thyen "karriget e dialogut", Rama vendos stola guri

Nga A2 CNN
22 Tetor 2026, 08:23 | Aktualitet

Protestuesit i thyen "karriget e dialogut", Rama vendos stola guri

Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për dialog me protestuesit që vijojnë prej 10 ditësh të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Por ndryshe nga dy ditë më parë, ku kryeministri nxori karriget, sot ka vendosur stola prej betoni dhe sipër tyre mbishkrimin e ftesës për dialog.

Protestuesit kanë refuzuar ftesën e tij për dialog dhe kanë thyer e shkatërruar karriget e dialogut. Ndërkohë një ditë më parë kryeministri paralajmëroi masa drastike për protestuesit e dhunshëm nga ndalimi i shërbimeve deri te ndalimi i hyrjes në vendet e BE-së.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos