
Në një postim në “Facebook”, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, shkruan se shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës.
“Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.
• Ilaçet nuk janë të sigurta.
• Sistemi është i rrënuar.
• Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
• Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati”, shkruan Bardhi.
Ndërkohë, bashkëngjitur këtij postimi, ai ka publikuar edhe një video për të cilën shkruan se është Edi Rama kundër të vërtetës, ku një qytetar humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale. (A2 Televizion)