Gega triumfon në finale, por organizatorët e Lojërave Mesdhetare i gabojnë himnin

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 22:43 | Futboll

Luiza Gega ka arritur një fitore të madhe në Lojërat Mesdhetare, duke dominuar finalen e 3000 metrave me pengesa.

Por organizatorët algjerianë, vend ku zhvillohet eventi, ndoshta nuk ishin përgatitur për një fitues shqiptar, aq sa në momentin më solemn gabojnë himnin kuqezi.

Të pranishmit e stafit shqiptarë e kuptojnë menjëherë gabimin, ashtu si edhe Gega , të cilës një gabim trashanik në protokoll i zbehu paksa momentin e triumfit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/01/dominon-finalen-e-lojerave-mesdhetare-luiza-gega-i-dhuron-rekord-dhe-medalje-ari-shqiperise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos