Giampaolo: Dua një reagim nga skuadra

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 15:48 | Futboll
Giampaolo: Dua një reagim nga skuadra

Marco Giampaolo garanton tifozët e Milanit se skuadra e ka lënë pas krahëve humbjen në derbi dhe se lojtarët e mbështesin atë.

Në prag të ndeshjes ndaj Torinos, trajneri i kuqezinjve tha: “E kemi për detyrë që të ringrihemi dhe të rinisemi. Skuadra ka punuar mirë dhe e ka lënë pas krahëve zhgënjimin”.

“Jam i ndërgjegjshëm për gjendjen ku jemi dhe e di se çfarë duhet përmirësuar. Përgjegjësia është e imja. Duhet të përmirësohemi në zotërimin e topit, të ulim përqindjen e pasimeve të gabuara dhe të jemi sa më të shumtë pranë topit”, theksoi Giampaolo, i cili nëse dështon në ndeshjen ndaj Torinos dhe Fiorentinës, rrezikon vendin e punës.

Kur u pyet për formën e Piatek, i cili ka shënuar vetëm 1 gol me 11-metërsh në këtë kampionat, Giampaolo tha: “Piatek nuk është çështje. Duhet punuar për ta vënë në kushtet e duhura”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos